Të bësh karrierë ushtarake

Në amfiteatrin e madh të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, sot (e premte), duke filluar në ora 12:00, bëhet promovimi i librit me titull “Të bësh një karrierë ushtarake” (Autobiografi) të autorit Ramadan Qehaja.
Libri përmban një biografi të karrierës së bujshme ushtarake të z. Qehaja, si dhe shumë elemente sociale, ushtarake, politike duke përfshirë sukseset, ngritjet, rëniet dhe sfidat me të cilat është ballafaquar në periudhën 50 vjeçare të aktivitetit të tij.