E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amos ne Siri Te lejohen shperndarjet e ndihmave

Shefja për çështjet humanitare në Kombet e Bashkuara, Valeri Amos mbërriti në Siri për t’i kerkuar qeverisë të lejojë ndihmat në qytetet më të goditura nga konflikti.

Ajo u takua me ministrin e Jashtem Sirian, ne Damask dhe udhetoi drejt Homs-it, qyteti qe prej javesh eshte i rrethuar nga ushtria siriane. Amos tha se eshte qellimi i saj t'u kerkoje te gjitha paleve te lejojne hyrjen e ekipeve humanitare, per te shperngulur nga zonat e konfliktit te plagosurit si dhe per t'u dhene ndihme personave ne nevoje”.

Agjensia e OKB-se per Refugjatet (UNHCR) tha se mbi 1500 persona, kryesisht gra dhe femije nga SiriaObama: Asad do të bjerë si gjithë diktatorët Siri, dëshmitarët: Ushtria po kryen krime mizore McCain: SHBA të nisin bombardimet në Siri Homsi kane kaluar kufirin dhe ndodhen aktualisht ne Liban. Autoritetet siriane deklaruan se nuk do te lejojne te hyje ne Homs, karvani i makinave të Kryqit te Kuq, si pasojë e shqetesimeve per sigurine.

Prej se premtes kjo organizate, bashke me Gjysmehenen e Kuqe presin te futen ne lagjen Baba Amer, zona me e prekur nga konflikti ne Homs.Televizioni shteteror shfaqi pamje nga operacioni i spastrimit te qytetit nga armet dhe granadat, si dhe kthimin e shume familjeve ne shtepite e tyre. Aktivistet raportuan se nje familje me 16 persona, perfshire edhe nje foshnje jane masakruar me thika nga forcat e sigurise dhe milicet pro-qeveritare, ne shtepine e tyre.

Per vdekjen e tyre- televizioni shteteror akuzoi kryengritesit.Presidenti i Shteteve te Bashkuara tha se situata ne Siri te copeton zemren”. Barak Obama nenvizoi se presidenti Bashar Al Asad duhet te largohet nga pushteti, po ashtu si diktatoret e tjere, por Shtetet e Bashkuara mund ta arrijne kete, duke punuar per ta izoluar Sirine. Uashingtoni propozoi nje rezolute te re ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara, permes te ciles kerkon t'i jepet fund dhunes ne Siri.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›