”Të çmendur” pas qofteve – Ushqimet tradicionale në Tiranë, një arsye më shumë për turistët

Qoftet dhe jo vetëm janë hiti i radhës që Tirana u ofron vizitorëve nga shumë vende të botës. Përpos bukurive natyrore, edhe street food ose siç quhen ndryshe ushqimet e shpejta kanë ngjallur kureshtje tek vizitorët e huaj të cilët nuk ngurojnë ti provojnë duke u shprehur të mahnitur me shijen e tyre.
Mishi i tymosur, qoftet, sallatat por edhe picat janë vetëm disa prej ushqimeve të cilat nuk mungojnë të porositen nga të huajt.
Shqipëria mbetet një nga destinacionet më të preferuara për turistët e huaj të cilët gjejnë një larmishmëri atraksionesh turistike të cilat dallojnë nga ato të vendeve të tjera europiane si edhe një traditë kulinarie tradicionale shqiptare.
Turistë nga vende të ndryshme të botës po vizitojnë Shqipërinë gjithmonë e më shumë vitet e fundit duke qenë prezentë në çdo periudhë të vitit dhe sigurisht duke shijuar potencialet turistike të vendit tonë.
Gazetare: Albana Agolli
/rtsh.al/