E Hënë, 2 Nëntor 2026

Të dënuar për marrëdhënie s*ksuale me dhunë dhe trafik droge, arrestohen dy turq në Rinas

Dy shtetas turq, të dënuar për marrëdhënie seksuale me dhunë dhe prodhim/shitje narkotikësh janë ndaluar në Rinas me qëllim ekstradimin në Turqi dhe Gjermani.

Policia bën me dije se u arrestuan provizorisht shtetasit e shpallur në kërkim ndërkombëtar Burak Kara, 38 vjeç dhe Metehan Tutungu, 25 vjeç.

Burak Kara, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, pasi është dënuar në vitin 2022, nga Gjykata e Mesinit, Turqi, me 8 vjet e 4 muaj burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë. Nga dënimi, 38-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet, 6 muaj e 21 ditë burgim.

Ndërsa Metehan Tutungu është dënuar në vitin 2023, nga Gjykata e Aschaffenburg, Gjermani, me 6 vjet e 6 muaj burgim, për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Vijon bashkëpunimi me homologët, për finalizimin e procedurave për ekstradimin e 2 shtetasve, në shtetet ku janë dënuar./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›