E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vrasësi i mitur apelon masën! Mario Përlleshaj kërkon “arrest në shtëpi”. I plagosuri Luis Meçja shkon në Itali për kurim

Autori i dyshuar i vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani kërkon të lirohet nga paraburgimi i Institutit të Kavajës.

Përmes avokatit të tij mbrojtës, Mario Përlleshaj, i kërkoi Apelit të Përgjithshëm, zbutjen e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Ndërkohë, po sot, i mituri tjetër që u plagos në ngjarjen tronditëse, ka lënë ambientet e spitalit ku ishte duke u kuruar, për t’u dërguar në Bari të Italisë për mjekim të mëtejshëm.

Prindërit e tij pohuan se ai ka nevojë për trajtim fizioterapie dhe për psikolog.

I mituri Luis Meçja mbeti i plagosur në përpjekje për të shpëtuar mikun e tij. Ai u godit disa herë nga autori i dyshuar.

Përleshja që çoi në vrasjen e 14 vjeçarit Martin Cani ndodhi jashtë ambienteve të shkollës “Fan Noli”, pak pasi të rinjtë mbaruan mësimin, më 18 nëntor./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›