E Diel, 1 Nëntor 2026

Të dënuar për trafik droge, sekuestrohen 200 mijë euro pasuri të pronësi të dy personave

Pasuri me vlerë 200 mijë euro i janë sekuestruar dy personave, të dënuar për trafik droge. Vendimi për vendosjen e sekuestros preventive u dha nga Gjykata e Tiranës mbi 1 apartament në Selitë dhe 1 garazh në Selitë të Vogël, në pronësi përkatësisht të shtetasit P. B., 63 vjeç dhe të shtetasit Gj. Ll. alias Sh. Ll., 44 vjeç.

63-vjeçari rezulton i dënuar në Shqipëri për trafikim të lëndëve narkotike, 44-vjeçari është dënuar në Itali po për trafikim të lëndëve narkotike.

Hetimi për gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera, me burime kriminale, në pronësi të këtyre shtetasve dhe shtetasve të lidhur me ta, vijon.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›