Të dënuarit politikë, qeveria u jep paratë dy ish-grevistëve

Nga greva e urisë e të të përndjekurve politikë në Tiranë
Dy ish-të përndjekur politikë që u bënë pjesë e grevës njëmujore, tashmë të mbyllur, kanë marrë këstin e radhës së dëmshpërblimit. Në listat që Ministria e Financave ka publikuar pas pagesës nga thesari të parave për 210 ish-të dënuarit politikë të radhës, bien në sy dy emra. I pari është ai i Bujar Salës, ish-i dënuar me 10 vite burg (nga të cilat 7 vjet burg politik), i cili merr këstin e dytë të dëmshpërblimit. Emri i dytë është ai i Ylli Gjonçajt, që ka vuajtur dënimin e 7 viteve burg politik nga 15 vite burg gjithsej, i cili edhe ai merr këstin e dytë. Lidhur me këtë të fundit, Ministria e Financave në deklaratën që bëri më datë 9 tetor, u shpreh se tashmë Gjonçaj kishte përfituar pagesën e këstit të dytë, por sipas listës së fundit, pagesa në emër të këtij ish-të dënuari rezulton të jetë bërë vetëm më datë 19 tetor. Si Gjonaçaj, ashtu dhe Sala, u futën në grevën e ish-të përndjekurve, por dolën prej saj më herët për shkak të arsyeve shëndetësore.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)