E Diel, 1 Nëntor 2026

Procesi i Mediaset, 4 vjet burg për Berluskonin

Silvio Berluskoni

MILANO- Silvio Berluskoni është dënuar me katër vjet burg për akuzat për evazion fiskal për blerjen e të drejtave televizive nga grupi, Mediaset.

Ky është një dënim më i ashpër se ai i kërkuar nga Prokuroria, e cila kishte kërkuar 3 vjet dhe 8 muaj burg. Po ashtu Berluskoni është perjashtuar per tre vjet nga ushtrimi i detyrave publike.

Ish kryeministri italian nuk ka bërë ende asnjë koment lidhur me çështjen.

Procesi Mediaset ka zgjatur 6 vjet, ndërsa fajtor është shpallur edhe producenti amerikan, Frang Agrama, që u dënua me 3 vjet burg. Vendimi i sotëm i gjykatës është i shkallës së parë, ndërsa pritet që avokatët e ish kryeministrit ta çojnë atë në shkallë të tjera të gjyqësorit.

Ndërkohë, kreu i Mediaset, Fedele Confalonieri, u lirua në gjyq nga akuzat për mashtrim me taksat në blerjen e të drejtave televizive të kompanisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›