Te destinuar per te prodhuar diktatore
Pyete pak zotin Ruci a do ti nderrojne kryetaret e komunave sivjet apo do ti kandidojne edhe per mandatin e 5-te ndash kete pyetje me dergonte me sms nje person ndersa ndodhesha me nje grup kolegesh ne emisionin Ora e Debatit ku ishte i ftuar zoti Gramoz Ruci. E telefonova me pas kete person dhe me tha se banonte ne nje komune ku kryetari kishte 4 mandate qe drejtonte dhe kishte nisur fushaten per mandatin e peste. Gjate dy viteve te fundit ndersa me koleget e Korpusit te Vullnetareve jemi endur fshatrave te bregdetit shqiptar per te ndikuar sadopak ne pastrimin e zonave turistike jemi ndeshur me shume kryetare komunash e bashkish. Shumica prej tyre kane mbyllur mandatin e trete ose kerkojne te tretin. Ne fakt ligji e lejon qe nje kryetar komune apo bashkie mund te kandidoje sa here te doje dhe mund ta drejtoje fshatin apo qytetin per aq kohe sa komuniteti ta votoje. Ne te vertete ne nuk eshte se kemi nje tradite te mire demokratike dhe nuk kemi dhene prova se gjithmone kemi zgjedhur me te mirin. Por ceshtja nuk eshte te fakti se sa te mbare e kemi doren kur shkojme te kutia e votimit por te nje problem shume here me i madh se ky. Ne si popull dashurohemi me udheheqesit te cfaredo niveli dhe cfaredo soji politik qofshin ata. Ne si popull nuk dime te rrezojme udheheqesit ne menyre demokratike por e bejme kete ne menyre dramatike kur na shkon thika ne kocke. Me pak fjale ne nuk dime dhe nuk mundemi te bejme rrotacion pushtetesh dhe drejtuesish nuk bejme dot qarkullim udheheqesish dhe elitash. Ne jemi te destinuar te prodhojme diktatore dhe udheheqes te korruptuar sepse ne nuk dime ti zbresim ata nga froni.
Pas Luftes se Dyte Boterore Shqiperia ra nen perandorine e komunizmit si e gjithe Europa Lindore. Por asnje vend nuk e vuajti me rende se ne shqiptaret diktaturen dhe per kete historia jone fajeson Enver Hoxhen. Ne fakt perse e pesuam ne dhe jo polaket nje drame kaq te madhe perse ne dhe jo hungarezet apo ceket Edhe ato vende ishin nen diktature edhe ata perjetuan periudha dramatike ne kete marredhenie me diktaturen por ata diten te tronditin themelet e saj dhe shpesh ishin ata qe ndezen edhe zjarrin e ndryshimit te madh. Ne fund te fundit brenda te njejtes ideologji ne ishim ata qe e perjetuan komunizmin ne menyren me tragjike ne Europe. Eumlshte nje histori e gjate per te pershkruar brutalitetin e diktatures shtypjen e oponences por edhe perulesine e servilizmin e nje populli te tere ndaj nje njeriu dhe adjutanteve qe e rrethonin. Bibliotekat dhe arkivi muzikor jane te mbushura plot me himne dhe kenge qe shkrimtaret dhe populli me vullnetin e tyre te lire i kenduan Enver Hoxhes. Vajtimi mbarepopullor ne diten e vdekjes se diktatorit me te eger te Europes se pasluftes eshte nje shembull i paprecedent ne historine e nje populli. Shkurt ne e mbajtem Enver Hoxhen ne pushtet derisa vdiq dhe u qeverisem e iu perulem me tere vullnetin tone fantazmes se tij derisa komunizmi u shemb globalisht.
A thua ka qene teresisht faji i Enver Hoxhes ky
Edhe 20 vjet pas renies se komunizmit ne kemi sot ne krye nje njeri i cili ishte heroi i protestave per rrezimin e komunizmit. Sali Berisha u be Presidenti i pare demokrat dhe drejtoi shtetin per 5 vjet. Pastaj drejtoi opoziten e vendit per 8 vjet prej 5 vjetesh drejton qeverine dhe eshte i bindur se mund dhe do ta drejtoje serish Shqiperine edhe per 15 vjet te tjera. Ende dhe pas 20 vjetesh Sali Berisha eshte strumbullari i politikes shqiptare ai eshte epiqendra e luftes politike e akuzave per korrupsion eshte idhulli i pjeses se popullit qe e mbeshtet dhe e voton. Madje rapsodet dhe grupet polifonike kane thurur nderkohe kenget e para ne te cilat populli serish me vullnetin e tij te lire i thur lavde prej udheheqesi te madh. Te gjitha raportet nderkombetare tregojne se Sali Berisha ka ndertuar qeverine dhe administraten me te korruptuar.
A thua e ka teresisht fajin Sali Berisha per kete
Prej dhjete vjetesh Edi Rama drejton Bashkine e Tiranes dhe te pakten deri tani nuk ka asnje gjase qe ai ne menyre te vullnetshme te heqe dore nga rikandidimi. Dhe me gjithe gjasat banoret e kryeqytetit do ta votojne serish ne zgjedhjet e majit 2011. Rama eshte vene ne balle te luftes per te marre pushtetin dhe per te qene Kryeministri i ardhshem i Shqiperise. Ai tha se ishte sigurt ne fitoren e tij ne zgjedhjet e pergjithshme te vitit 2009 por serish nuk hoqi dore nga bashkia e kryeqytetit pasi ai nuk e mendon dot veten jashte atij institucioni jashte atij pushteti dhe te mirave qe sjell ai. Ai do ta braktise bashkine vetem pasi te kete marre ne dore celesin e zyres se Kryeministrit.
Udheheqesit jane njerez si gjithe te tjeret por pushteti dhe kamja qe rrethon pushtetin i ndryshon ata. Ne fillim ata jane me parime morale politike patriotike e atdhetare. Por me kalimin e kohes ata ngjizen me pushtetin e tyre me institucionin dhe karrigen e tyre dhe as qe mund ta mendojne qe neser te gjenden ne rruge si qytetare te thjeshte dhe te shkojne ne ndonje pub e te pine birre krejt shpenguar si burrat e tjere. Me kalimin e kohes ata korruptohen dhe pasurohen krijojne pronat dhe pushtetin e tyre ekonomik pa te cilin nuk mendojne te jetojne qofte edhe nje dite. Me kalimin e kohes ata jane te bindur se atyre dhe familjeve te tyre u perket nje pjese e fshatit nje pjese e qytetit apo edhe nje pjese e tere Shqiperise. Dhe pasi i kane marre keto ata kerkojne ti mbrojne dhe ti shtojne me te gjitha menyrat duke ngritur rrjetat e tyre te merimanges shteterore dhe joshteterore duke afruar rreth vetes njerez te inkriminuar seksere te zote investimesh mashtrues e matrapaze gjithefaresojesh. Kryetari i komunes eshte gati te djege fshatin per te mbrojtur pasurine qe ka vene dhe karrigen e tij. Kryetari i bashkise kthen qytetin permbys ndersa nje President apo Kryeminister i ve flaken gjithe vendit per te mos u dorezuar. Ne fakt ketu lind diktatori dhe ne jemi nje popull perfekt per te prodhuar diktatore. Udheheqesit qe dikur ishin te thjeshte e me parime tashme jane agresive jane brutale jane kapadainj nuk pranojne ti kritikosh te hakerrehen te kercenojne e te rrahin.
Ne jemi sot deshmitare te nje lufte te eger politike nga Tirana deri ne fshatin me te humbur. Por ne thelb ajo nuk eshte nje beteje mes partish normale ne nje shoqeri demokratike por nje lufte mes individesh te cilet ashtu si perendite e legjendave gjuajne sho-shoqin me gure nga majat e maleve ku ne i kemi hipur dhe i mbajme ende pa mundur dot ti zevendesojme. Mund te kerkojme ne te gjitha vendet e lindjes ish-komuniste dhe askund nuk do te gjejme udheheqes kaq jetegjate ne epoken postkomuniste.
Ish-koleget e Berishes tashme shetisin niperit ne parqe dhe shkruajne kujtime.
Dhe te jemi te bindur se nuk eshte aspak faji i tyre eshte teresisht i yni.