E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të dielën hidhet shorti për eliminatoret e EURO 2012

Nga shorti i 7 shkurtit do të dalin 6 grupe me nga 6 skuadra, ndërsa 3 grupe do të përbëhen nga 5 skuadra, nga të cilat 14 skuadra do t’i bashkohen dy organizatorëve në fazën finale të këtij evenimenti. Pozita e ekipeve për shortin është formuar në bazë të renditjes së UEFA-s, e definuar pas kualifikimeve për Botërorin, Afrika 2010.Përpos Spanjës kampione e Evropës në fuqi, çdo grup do ta ketë kryesuesin e vazos, ndërsa më pas vazhdojnë të renditen skuadrat më inferiore, në vazot në vazhdim, deri në atë me numër 6. Përballjet mes skuadrave të grupeve do të zhvillohen nga shtatori i këtij viti, deri në tetor të vitit 2011. Nëntë skuadrat fituese të grupeve dhe vendi më i mirë i dytë në klasifikim (skuadra që ka arritur rezultatet më të mira kundër të parës, të tretës, të katërtës dhe të pestës në grup), do të kualifikohen direkt në fazën finale, derisa 8 ekipet që përfundojnë në vendin e dytë në grupe, do të takohen në ndeshjet e dyfishta të barazhit, në nëntor të vitit 2011. Ndërkohë, kombëtarja shqiptare gjendet në vazon e pestë.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›