Tragjedi në Kavajë, hidhen nga pallati,vdesin nënë e bijë
Irma Daullja është gjetur e vdekur në rrugë, ndërkohë që vajza e saj vetëm 2-vjeçe, ka ndërruar jetë në spital. Burimet më të fundit thonë se 25-vjeçarja Irma Daullja është hedhur së bashku me të bijën nga kati i 8-të i një pallati, duke i dhënë fund jetës. Fatkeqësisht, ka humbur jetën edhe e bija, vetëm 2-vjeçe, duke u bërë viktimë e një veprimi jo normal të së ëmës. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 06:30 minuta të mëngjesit të sotëm në lagjen numër 5 të qytetit.Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë, si dhe për të sqaruar polotësisht rrethanat e veprimit fatal të gruas.