Të drejtat e njeriut, mbyllet me sukses Festivali i Filmit te “Marubi”
"Fluturimi i Posacem" nga Zvicra ka qene filmi i fundit i cili mbylli edicionin e 7-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut.
Për gjashtë ditë me rradhë kryeqytetasit kanë pasur mundësi të shohin te Akademia “Marubi" rreth 32 filma të huaj dhe shqiptarë që kishin në qendër të tyre fenomene të ndryshme të shoqërisë shqiptare, të përzgjedhur nga 300 filma të ardhur nga e gjithë bota.
Presidenti i Nderit të International Human Rights Festival Film, Theodore Orlin, shprehu përkrahjen e tij për finalizimin e misionit.
Drejtori Ekzekutiv i Festivalit, Kujtim Cashku, gjatë ceremonisë mbyllëse shprehu mirënjohjen e tij për realizimin me sukses të Festivalit dhe përkushtimin e të gjithë stafit, duke lënë takim në edicionin e 8-të.
Falë këtij festivali jo vetëm regjisorë dhe artistë janë angazhuar në veprat e tyre në mbrojtjen të vlerave humane ,por një vend të vecantë kanë zënë zërat e shoqërisë civile në forumet e shumta ku kanë hapur dyert për qindra gjimnazistë.