E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthehen librat shqiptarë, kritika letrare zotëron libraritë e Tiranës

Penat e autorëve shqiptarë pasurojnë vitrinat e librarive të kryeqytetit. Shkrimtari dhe studiuesi, Behar Gjoka, sjell librin "Autonomia e kritikës letrare", trajtesa mbi letersinë dhe cështje të ndryshme kritike ndaj realitetit kulturor dhe letrar.
 

"Shqipëria ime, unë dhe Ramiz Alia" vjen nga Januz Januzaj, e ndërtuar mbi modelin e dialogut midis personazheve, prapavijën politike dhe filozofike, ligjësinë e veprimit të Partisë së Punës në pushtet. Ndërsa shkrimtari kosovar, Bajram Kosumi, sjell "Fishta dhe Tradita Letrare", ndikimet e shkrimtarëve të vjetër të veriut në veprimtarinë e Fishtës.
 

Ndërsa përsa i përket përkthimeve për këtë javë, lexuesi ka mundësi të njihet me titujt si: "Shkretëtira" romani nobelistit britanik i J.M.G. Lw Clezio, jeteshkrim "Joseph Anton"i Selman Rushdie , autori i cili ka sjellë në shqip edhe "Vargje Satanike"dhe Andre Malraut vjen me romanin "Shpresa".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›