E Diel, 1 Nëntor 2026

Te drejtat e njeriut nuk duhet te lihen pasdore - Interviste me Werner Hoyer Sekretar Shteti prane Ministrise se Jashtme

Politikani 59 vjecar i partise liberale eshte i ftuar ne konferencen e Deutsche Welle-s Global Media Forum qe zhvillon punimet nga 20 deri me 22 qershor ne Bon. Konferenca ka ne fokus rendesine e medias per realizimin e te drejtave te njeriut ne nje bote te globalizuar.

DW z. Hoyer ushtria gjermane ne Afganistan ka per detyre te siguroje te drejtat e njeriut dhe procesin e demokratizimit. Gjendja eshte e rezikshme - se fundi pati nje sulm te talibaneve si pasoje e te cilit u plagosen ushtaret gjermane. A mos valle eshte mjaft i larte cmimi qe ne paguajme ne angazhimin per te drejtat e njeriut ne Afganistan

Hoyer Cmimi eshte mjaft i larte. Nese ushtria gjermane peson humbje nese njerezit demtohen ky eshte nje cmim mjaft i larte. Por ne kemi nje detyre ne Afganistan qe duhet ta perballojme. Misioni eshte qe ta aftesojme Afganistanin ne menyre qe te jete vete ne gjendje per tu kujdesur per sigurine dhe per te garantuar sigurine ne te ardhmen duke respektuar te drejtat e njeriut. Kjo eshte nje rruge shume e gjate por ne duhet te kemi kujdes qe pas me shume se dhjete vjetesh te perpjekjeve ne Afganistan pikerisht te drejtat e njeriut te mos lihen pasdore. Ndaj cmimi eshte vertete shume i larte por keto perpjekje ia vlejne.

Nuk mund te mendohet nje e ardhme e Libise me Gadafin

DW Ne nje tjeter rast konflikti sic eshte Libia qeveria gjermane eshte mjaft e rezervuar. Ajo nuk merr pjese ne aksionin ushtarak te NATO-s ne kete vend. Madje per kete ka pasur edhe shume kritika. Si i perballoni ju keto kritika A ishte ky vendim nga kendveshtrimi i sotem i drejte apo i gabuar

Hoyer Qeveria e ka menduar mjaft mire kete. Ne ishim te nje mendimi kancelarja ministri i Mbrojtjes ministri i Jashtem te gjithe ishim te mendimit se ky mision nuk ishte menduar deri ne fund dhe prandaj kemi qendrimin qe ky vendim ishte i drejte. Por nga ana tjeter kjo nuk do te thote qe ne do te ishim neutrale apo nuk do te na bente pershtypje per ate qe po ndodh atje. Aleatet dhe miqte tane kane marre nje vendim ndryshe nga ne dhe ne u urojme atyre sukses. Kjo do te thote se pari qe mbrojtja e popullsise civile qe eshte ne rend te pare te rezolutes se OKB-se faktikisht te realizohet. Pervec kesaj une shpresoj qe ne fund te gjithe pjesemarresit ta kene te qarte qe as mund te mendohet nje e ardhme e Libise me Gadafin.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift

Nje test vendimtar per Bashkimin Evropian

DW Ne kohen e globalizimit nderkombetarizimi i politikes se te drejtave te njeriut ka bere qe ajo te fitoje me shume rendesi. Si e shihni rolin e Bashkimit Evropian A ka nje strategji te qarte per kete

Hoyer Ne te vertete po. Ne nisur nga fakti qe temen e te drejtave te njeriut e kemi sanksionuar edhe permes Kartes se te Drejtave Themelore ne Bashkimin Evropian kemi krijuar nje fare funksioni model. Por kjo do te thote edhe se sa u perket ceshtjeve te te drejtave te njeriut te drejtave themelore ato duhet te vihen vertete ne jete ashtu sic i kemi formuluar vet ne leter. Ndaj eshte e rendesishme qe Bashkimi Evropian ashtu si vendet e tij anetare te jene te besueshem ne mbare boten sa u perket te drejtave te njeriut. Kjo do te thote qe te jesh i besueshem edhe brenda unionit p.sh. qe lirite elemntare si liria e shtypit liria e mendimit te mbrohen vertete edhe brenda unionit. Ky eshte gjithmone nje test vendimtar per unionin i cili ia ka vene kete si nje qellim madhor vetes.

Ceshtjet e te drejtave te njeriut rezikojne te harrohen

DW Z. Dr. Hoyer tri dite me radhe ne Bon ne Forumin Global Media diskutohet per te drejtat e njeriut. Cfare mesazhi prisni ju nga kjo konference

Hoyer Une besoj qe te drejtat e njeriut jane tani mese aktuale sepse me rritjen gjithnje e me shume te shpejtesise se procesit te globalizimit ekzsiton edhe reziku qe ceshtjet e te drejtavete njeriut te dalin jashte vemendjes. Kjo sepse ne dallim nga dekadat e fundit kur demokracite e emancipuara te shtetit ligjor ishin shume te sukseshme edhe ekonomikisht tani kane te bejne me nje sere polesh ekonomike dhe politike ne bote qe jane vertete te sukseshme ne ekonomi e nderkohe po luajne nje rol shume te rendesishem ne globalizim. Por nga ana tjeter ato se brendeshmi deshmojne per zhvillime mjaft kritike sa u perket te drejtave dhe lirive te drejtave te njeriut. Per kete aresye eshte shume e rendesishme qe pikerisht atehere kur sistemet autoritare jane te sukseshme ekonomisht te shtrohet vazhdimisht ceshtja e te drejtave te njeriut.

Intervistoi Ralf Bosen

Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›