E Diel, 1 Nëntor 2026

Nazizmi zhvarrosen 125 kufoma ne Austri

Autoritetet austriake kanë nxjerrë në krahinën e Tirolit 125 skelete nga një varr masiv, të ndodhur pranë një spitali psikiatrie të kohës së nazizmit.

Sipas agjencive evropiane të lajmeve, gjysma e skeleteve mund të jenë banorë të dikurshëm të zonës dhe tregojnë fraktura tek brinjët.

Sipas personelit mjekësor që po merret me ekzaminimin e mbetjeve trupore, shenjat në fjalë mund të jenë shenja torture të kryera në spital.

Ekspertët e fushës shprehen të bindur se bëhet fjalë për viktima të një programi nazist të eutanazisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›