Të duash atë me të cilin je

Elen dhe Endi Graham kanë një martesë të përkryer. Thellësia e devotshmërisë së tyre dhe natyrshmëria me të cilën nxjerrin në pah më të mirën prej njëri-tjetrit nuk mund të vihen në dyshim. Por një pasdite fatale, Elen ndesh Leon.
Njeriun që nxori në dritë më të keqen tek ajo. Njeriun që e pati braktisur një dekadë më parë. Njeriun të cilin ajo nuk mundi ta harronte kurrë plotësisht. Dhe kur rishfaqja e tij rizgjon emocionet e përfjetura, Elen nis të pyesë veten a është jeta e saj aktuale pikërisht ajo që do të kishte dashur të jetonte.
Emily Giffin është autorja e “Dashuri e huajtur”, që është vlerësuar si një prej librave më të shitur prej “New York Times-it”. Ajo jeton në Atlanta me bashkëshortin dhe tre fëmijët. “Duaj atë me të cilin je” është përkthyer nga Oriana Tamburi dhe botuar nga “OMSCA-1”.