E Diel, 1 Nëntor 2026

Të dyshuarit për rastin “Monstra” s’kanë nënshtetësi të Kosovës

Dy të dyshuarit për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, të cilët janë arrestuar nga ana e policisë së Kosovës, nuk ka pasur dhe as nuk kanë aplikuar ndonjëherë për shtetësi të Kosovës, deklaroi ministri i punëve të brendshme i Kosovës, Bajram Rexhepi.

Këto komente ai i ka bërë mbrëmë në takimin bilateral me homologen e tij maqedonase, Gordana Jankullovska në margjinat e Konferencës së ministrave të punëve të brendshme, e cila po mbahet në Brdo të Sllovenisë.

Në këtë takim, siç njoftoi MPB, Rexhepi ka theksuar se autoritetet kosovare do të respektojnë të gjitha normat ndërkombëtare për këso raste.

Të dy ministrat kanë biseduar edhe për çështje tjera bilaterale, për thellimin e bashkëpunimit policor si dhe nevojën e hapjes në një vend kalimit kufitar mes dy shteteve në pikën Stanciq-Bellanovc.

Ekstradimi i Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri, të akuzuar se kanë gjuajtur në drejtim të pesë peshkatarëve në Liqenin e Smilkovës në afërsi të Shkupit, varet nga vendimin i Gjykatës Themelore në Prishtinë si dhe i ministrisë së Drejtësisë në Kosovë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›