E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia: Kosova duhet të ndryshojë30 ligje të kompetencave mbi Veriun

BEOGRAD - Serbia këmbëngul, që në vend të institucioneve aktuale serbe në Kosovë të formohet menjëherë bashkësia konstituive e komunave serbe. Siç mëson gazeta “Veçernje novosti”, të cilës i referohet “Koha Ditore” po ashtu kërkohet, që Kosova të ndryshojë rreth 30 ligje në mënyrë që bashkësia e komunave serbe të marrë edhe kompetenca konkrete në pajtim me marrëveshjen.

Sipas propozimit serb, kjo zgjidhje kalimtare do të zgjasë deri në zgjedhjet lokale në vjeshtë. Nga ana tjetër, Thaçi insiston që të shuhen të gjitha institucionet paralele serbe, ndërsa në vakuum deri në zgjedhjet lokale, Prishtina ta marrë “çatinë” institucionale edhe mbi veriun e Kosovës.

Në këto pozicione të martën kanë qenë edhe Daçiç edhe Thaçi, kur sërish u takuan në kabinetin e baroneshës Ashton në selinë e BE-së në të njëjtin vend, ku kishin arritur edhe marrëveshjen e 19 prillit.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›