Bën ndeshje me Ferrari
Nga Express më 31 gusht 2011 në ora 18:00
Këngëtari Justin Bieber ka bërë ndeshje të “vogël” me Ferrarin e tij.
Këngëtari 17 vjeç, i njohur në tërë botën – kurse bashkë me të ishte edhe një pasagjer që nuk e njeh askush – është ndeshur me një makinë të tipit Honda Civic në lagjen e Studio City në Los Angelesit.
As ai dhe as pasagjeri i tij nuk janë dëmtuar. Policia në Los Angeles tha se krijuesi i hitit “Never Say Never” ishte i përfshirë në këtë aksident, por përpos disa dëmtimeve të vogla të makinës, nuk ka pasur ndonjë dëmtim tjetër.