Të fokusohemi në Premierligë

Mesfushori gjerman, Michael Ballack, preferon që ai dhe bashkëlojtarët e tij të fokusohen në Premierligë, pas eliminimit nga Inter, në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.
“Ne duhet të fokusohemi në ligë tash. Ky është një kompeticion i rëndësishëm për ne sepse nuk e kemi fituar në vitet e fundit”, tha përfaqësuesi gjerman, i cili e pranoi se ndihet mjaft i zhgënjyer me eliminimin e hershëm nga Liga e Kampionëve.