Të gjesh unazën tënde të fejesës në një hamburger
Ka qënë një nga mënyrat më të keqe për të propozuar për martesë por megjithatë ka funksionuar.
Një foto e publikuar Facebook tregon një unazë diamanti të futur në një hamburger me mish pule.

Nusja e lumtuar ka postuar këtë fotografi ku i fejuari i saj i ka propozuar për martesë dhe komenti i saj poshtë fotos është Unë thashë po.
Kjo nuk është e vetmja histori romantike ku meshkujt fshehin unazat në ushqime apo në pije. Shampanja, keku si dhe biskotat janë përdorur me sukses në të kaluarën.

Megjithatë, nuk dihet se përse Anna e ka quajtur si romantike gjetjen e unazës së saj të fejesës ndërsa ishte duke ngrënë një hamburger.