E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të gjithë jashtë

30/04/10 22:22

Pas një kohe të gjatë përgatitjesh me provën javore, banorët dalin të gjithë jashtë. Një pjesë e tyre marrin edhe ushqimin dhe hanë jashtë. Ata shkëmbejnë biseda të shkurtra me njëri-tjetrin, por në përgjithësi atmosfera në shtëpi është shumë më e qetë sesa zakonisht darkave të kaluara. Në një moment Mandi i kërkon Erionit që të luajnë me top, pasi kështu do të nxehen sepse moti jashtë është ftohur shumë në krahasim me ditën. Kështu Erioni çohet dhe fillon të luajë volejboll me Mandin. Pas disa minutash në lojë hyn edhe Klodi dhe Jetmiri duke bërë që loja të zhvillohet në skuadra. Banorët e tjerë që vazhdojnë të rrinë jashtë, shohin lojën e tyre. Pas disa minutash lojë banorët hyjnë brenda dhe fillojnë të pastrojnë rrëmujën që kanë bërë gjatë përgatitjeve të provës dhe mbeturinat e mbetura nga përgatitjet e materialeve të nevojshme. Duke u marrë me sistemimin e shtëpisë, banorët shijojnë edhe muzikën në sfond. Më pas ata fillojnë të merren përsëri me realizimin e provës, por këtë herë të gjithë bashkë bëjnë prova sesi do të realizojnë provën gjatë spektaklit. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›