E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thashetheme dhe strategji

30/04/10 18:30

Erioni dhe Jetmiri bisedojnë për një kohë të gjatë duke rikujtuar momentet me të bukura që kanë kaluar në BB3. Përveç kësaj ata bëjnë edhe thashetheme për lojën e banorëve të tjerë dhe sjelljen e tyre. Kështu ata flasin për Jonën ku Erioni thotë se habitet që Jona me shakatë që bën ai me të reagon keq, ndërsa kur bëjnë banorët e tjerë ndoshta edhe diçka më të rëndë se shakatë e tij, ajo qësh. Jetmiri thotë se Jona është me fat që ka hyrë vonë në BB dhe është e freskët sepse nëse do të kishte qënë banore në të njëtën kohë me ta, nuk do të reagonte dot ndaj tyre. Përveç thashethemeve dy djemtë diskutojnë për strategjinë e përdorur nga banorët. Jetmiri thotë se ai mund të sillej dhe ndryshe me ta, por tashmë ndjen se ka rënë në një qetësi dhe nuk do që ta prishë. Ai i thotë Erionit se edhe Kika po përdor një strategji të mirë e cila herë pas here e bën që të jetë një pjesë e rëndësishme e shtëpisë. Këtu ai kujton rastin ku Kika nëpërmjet lojës u thotë banorëve atë se çfarë mendon për ta. Miri këshillon Erionin duke i thënë se edhe ai mund të krijojë raporte të mira me të gjithë dhe kur të vijë momenti, qoftë edhe me shaka tia thotë secilit atë që mëndon. Erioni thotë se nëse do që të thotë diçka dikujt aty brenda, mund ta bëjë në çdo moment pa u menduar gjatë, madje edhe gjatë spektaklit.
Ndër të Tjera Erioni kujton Bertinën si një nga banoret më të mira dhe një nga vajzat më të zgjuara. Jetmiri e ngacmon Erionin që ai ti thotë se çfarë i kishte thënë Bertina gjatë takimit që patën pasi ajo doli nga shtëpia, por Erioni i thotë gjëra të përgjithshme duke bërë shaka. Ai shprehet i shqetësuar për Bertinën dhe i thotë Mirit se shpreson që ajo të jetë rregulluar mirë me punë. Jetmiri i thotë se ai beson se jo vetëm Bertina, por të gjithë ata që kanë dalë jashtë jane rregulluar më së miri dhe për këtë nuk ka pse të shqetësohet.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›