“Të gjithë jemi njësoj”, thirrja që kërkon vëmendjen tonë. 13 qendra komunitare mbështeten nga PNUD

Sfidat e kategorisë së personave me aftësi ndryshe mbeten të mëdha në vendin tonë. Shoqëria duhet ti shohë ata njësoj, të pa veçuar.
Angjelini është një 12 vjeçar, me aftësi ndryshe, dhe prej kohësh po merr trajtime rehabilitimi dhe zhvillimi në qendrën komunitare në Përmet. Ai nuk e ka frekuentuar kopshtin dhe shkollën, ndërsa aktualisht ndiqet nga një mësues në shtëpi. Në Qendrën komunitare vjen sa herë bën terapi. Psikologia që e ndjek Jola Aliaj shprehet se sfida mbetet që këta fëmijë t’i shohim njësoj.
Ndërsa Damiani, 8 vjeç për të cilin specialistët thonë se është në ato rastet e suksesshme të zhvillimit. Vetë gjyshja e tij tregon fillimet e frekuentimit të kësaj qendre që mbi të gjitha është falas.
Drejtuesja e qendrës Suela Riza informon se këtu marrin trajtim 14 fëmijë, dy fëmijë shërbimin e fizioterapisë e marrin në shtëpi.
Qendra ka 3 vite që është ngritur falë mbështetjes së zyrës së PNUD-it në Shqipëri. Pas ngritjes së qendrës sfidë mbetet plotësimi me specialistë.
Përmeti është një ndër 13 qendrat ku PNUD ka investuar dhe shtrirë programin për mbështetjen e personave vunerabël.
Një ndër këto qendra e gjejmë edhe në Bashkinë e Dimalit e cila ka filluar të ofrojë shërbime sociale që në vitin 2019. Rreth 50 fëmijë me aftësi të ndryshe të grup moshës nga 3 deri në 18 vjeç marrin në qendër terapi rehabilitimi dhe zhvillimi nga të paktën 4 profesionistë, që përfshijnë një psikologe, një punonjëse sociale, një logopediste dhe një fizioterapiste.
Edhe në këtë qendër ka raste suksesi si ky fëmijë i cili siç shpjegon edhe Jorgjie Daka ka nisur të kryejë veprime reaguese dhe komunikuese. Autizmi nuk është vetëm një sfidë e shoqërisë, ata që e kanë më të vështirë ta pranojnë janë prindërit.
Qendra komunitare në Bashkinë e Dimalit ka në fokus të gjitha grupet vunerable, jo vetëm fëmijët.
Një rast interesant është edhe 37 vjeçari Ervin Pirro. Ai kërkon ta lejë mbrapa errësirën e të lexuarit dhe të shkruarit. 37 vjeçarin nuk e ndalojnë vështirësitë si në rastin e tij, për të shkuar dy herë në javë në këtë qendër me shpresën se një ditë do të mësojë të lexojë dhe shkruajë që edhe ai të kërkojë një punë, që siç edhe i pëlqen të jetë nëpërmjet kompjuterit.
/rtsh/