Të hash mish lope, pa therur ndonjë lopë..!!
Mos ka ardhur koha për të ngrënë mish lope, pa kërkuar lopë që të kullosin në lëndina? Për disa, po. Mirëseerdhët në të ardhmen e mishit në epruvetë
Bifteku artificial
Oreksi i botës është në rritje të vazhdueshme. Në vitin 2050 popullsia e botës do të jetë pothuajse 2,5 herë më e madhe se sot. Burimet botërore për ushqim duket se nuk janë të mjaftueshme për t’i bërë ballë kësaj “ushtrie të re’që njëkohësisht është edhe “uri e re’’. Sidomos mishi dhe peshku, si ushqime nga më të konsumuarat, do të bëhen problematike për t’u gjetur lehtë. Peshqit e detit pothuajse janë peshkuar të gjithë, dhe vende të reja për t’i kultivuar vështirë se i gjen. Në të njëjtën kohë, tani që të pasurit e rinj në Kinë dhe Indi hanë derra, buaj e pula, konsumi i mishit është përhapur më shumë se kurrë.
Mos ka ardhur koha për të ngrënë mish lope, pa kërkuar lopë që të kullosin në lëndina? Për disa, po. Mirëseerdhët në të ardhmen e mishit në epruvetë. Prodhimi i mishit në laborator rezulton të jetë “më i pastër, më efikas dhe më higjenik’’ sipas Prof.Jason Matheny, i diplomuar në higjienë publike, dhe gjithashtu do të zgjidhte të gjitha problemet që lidhen me trajtimin e kafshëve. Vendet e ulëta po financojnë disa kërkime të cilat mund të bëjnë të shitshëm mishin e prodhuar në laborator. Për “mishin e rremë’’ është folur prillin e shkuar kur revista “People’’, e cila mbronte të drejtat e kafshëve, vuri në dispozicion 1 milion dollarë për këdo që do arrinte të krijonte një pulë në epruvetë dhe që mishi i saj të ishte i ngrënshëm dhe i shitur.
Pra ideja se mund të krijohet mish në laborator nuk është një ide e marrë dhe e kotë.
Në laboratorët e tyre, shkencëtarët kanëkrijjuar qenie të gjalla që nga fundi i viteve `800 dhe pse i bënë publike më vonë.
Në vitin 1912, Alexis Carrel, kirurg dhe fitues i çmimit Nobel nisi të kultivonte në Nju Jork, në laboratorin e tij, qeliza kardiake me embrione pule, të cilat i mbajti në jetë për më shumë se 20 vjet. Eksperimenti ngjalli interes të madh, dhe shpresën që shkenca mund të siguronte pavdekësinë e njeriut.
Kohët e fundit kultura e rritjes së qelizave u përhap në fushën e kërkimeve biomjekësore, e cila iu vu punës për të krijuar qeliza njerëzore. Të kultivosh organe për t’i transplantuar ato, është një gjë që tashmë dihet, por të arrish të kultivosh një sasi mishi, me qëllim për të përballuar urinë e botës, ky është një synim i ri dhe kurioz.
Sigurisht që kërkon efikasitet të madh, përveçse kapital shumë të madh. Në kuadër të eksperimenteve të saj në fushën e prodhimit të ushqimeve jashtëtokësore, Nasa, për vite me radhë ka financuar tentativa, e fundit e të cilave është kryer në 2001 në Nju Jork, dhe prodhoi një sasi të vogël filetosh peshku të kuq.
Në bazë të këtyre rezultateve, Nasa mendon se do të ishte më mirë që astronautët t’i dedikoheshin kultivimit të perimeve në planete të tjera. Nasa është duke menduar për krijimin e një sistemi të kulturës hidroponike, kështu astronautët që ndodhen në Hënë apo në Mars të mund të kultivojnë sallatë jeshile, domate, karrota, speca dhe luleshtrydhe.
Natyrisht nëse bota do bëhej vegjetariane do të ishte një gjë shumë e mirë, por në një botë, të populluar nga mishngrënës të mëdhenj, kjo gjë është pothuajse e pamundur. Sipas sondazheve të bëra, pothuajse vetëm 3% e amerikanëve janë vegjetarianë, kjo do të thotë që mishi do të vazhdojë të jetë më i zgjedhuri në menu.
Komercializimi i viçit të rritur në laborator herë pas here vazhdon të ketë pengesa, në veçanti për shkak të kostos dhe shijes. Të fitosh proteinat e mjaftueshme për të bërë një hamburger, do të kushtonte miliona dollarë. Hë për hë, llogaritë nuk dalin. Krijimi i pulës në laborator kushton 5 mijë dollarë për një tonelatë, pothuajse 2 fishin e një pule të rritur në mënyrë natyrale.
Faktorët e rritjes së këtyre produkteve në laborator merren nga gjaku i kafshëve, ose përftohen sintetikisht me ndihmën e biiologjisë molekulare dhe kjo është dhe arsyeja pse krijimi i tyre kushton shumë.
Përveç kësaj, për të qenë i përshtatshëm për konsum, mishi i përftuar në laborator ka nevojë për ushtrim fizik. Shija e mishit dhe krijimi i tij kushtëzohet shumë nga fibrat muskulore që kafshët krijojnë me lëvizjen e tyre.
Kërkuesit në Vendet e Ulëta po përpiqen të projektojnë bioreaktorë. Kërkimi financohet nga qeveria holandeze dhe ka si qëllim hedhjen në treg, pra të bëjnë të prekshëm nga konsumatorët mishin e bërë në epruvetë. Qëllimi i këtij ekipi është që në një hark kohor prej 6 vjetësh të arrijnë të përftojnë mish të grirë, i cili mund të përdoret për përgatitje të sallamit dhe të picave, ose salcave.
Por edhe sikur të zgjidhej problemi i sasisë së prodhuar të këtyre mishrave, mbetet ende problem shija e tyre. Kjo është dhe pengesa më e madhe. Oron Catts, është një nga të paktët individë në botë që ka ngrënë që tani, mish viçi të bërë në laborator, por muskujt, të cilët nuk ishin vënë kurrë në lëvizje ngjanin të fortë, të njëjtë me mishin e një lope të plakur. Kanë kaluar pesë vjet dhe që atëherë ai nuk ka mundujr të vërë dot në gojë, asnjë lloj mishi tjetër.
RASTET E TJERA
Domatja
Domatja trasgjenike u shfaq në supermarket në vitin 1994 dhe u hapi rrugën eksperimenteve mbi kulturat omgj
Patatja
U krjiua “Patatja e artë’’, një patate biotech e pasuruar me beta karroten. Ka një përmbajtje vitaminash rreth 3600 herë më të madhe se një patate normale
Luleshtrydhe
Nasa do të investojë në sistemet e kulturave hidroponike. Astronautët në orbitë mund të kultivojnë luleshtyrdhe.
Orizi
Ka disa kërkime të financuara nga miliarderi Gates, të cilat kanë si qëllim të përmirësojnë kultivimin e orizit.