E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të hënën mblidhet grupi parlamentar i Partisë Demokratike

TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Demokratike pritet të mblidhet paraditen e së hënës në mbledhjen e tij të parë, pak orë para konstituimit të Kuvendit të ri të Shqipërisë.

Në këtë mbledhje, të thirrur nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pritet të bëhet zgjedhja e kreut të grupit demokrat. Aktualisht, në media qarkullojnë emrat e mundshëm që do të drejtojnë grupin parlamentar për katër vitet në vazhdim, por kjo do të shihet pas votëbesimit të deputetëve të PD-së.

Sipas statutit të PD-së (neni 49), grupi parlamentar demokrat përfaqëson në parlament PD-në dhe siguron aty mbrojtjen e platformës, programit dhe interesave të këaj force politike. Ai po ashtu, harton programin dhe përcakton mënyrën e veprimit e të angazhimit të deputetëve të tij në parlament dhe në zonat elektorale përkatëse; vendos për ndarjen e anëtarëve të tij në komisionet parlamentare; harton rregulloren e funksionimit të grupit parlamentar dhe i propozon Këshillit Kombëtar për çështje që janë kompetencë e këtij të fundit.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›