E Diel, 1 Nëntor 2026

Te henen ne Shqiperi priten te mberrijne 40 konsuj nderi te Shqiperise neper bote

Ministria e Jashtme ka publikuar axhenden se me 28 nentor ora 11.00 ne vendin tone do te mberrijne per nje vizite dyditore 40 konsuj nderi te Republikes se Shqiperise neper bote te cilet kane si mision permiresimin e imazhit te Shqiperise ne vendet perkatese. Konsujt e nderit do te priten ne takim nga zv.Kryeministri dhe Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto ne nje ceremoni ku do jene te pranishem dhe ministri i Kultures Rinise dhe Sporteve Aldo Bumci si dhe ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Nasip Naco. Pas takimit eshte parashikuar edhe nje prononcim per mediat. Me pas konsujt e nderit do te priten ne takime te vecanta nga Kryeministri Sali Berisha kryeparlamentarja Jozefina Topalli kryebashkiaku Lulzim Basha dhe ne mbremjen e dates 28 nentor do te jene te ftuar ne nje pritje nga Presidenti i vendit Bamir Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›