E Martë, 3 Nëntor 2026

Të hënën nis muaji i Ramazanit, kreu i KMSH apelon për solidaritet dhe paqe

Besimtarët myslimanë nisin këtë të hënë agjërimin në muajin Ramazan, një nga pesë shtyllat e fesë islame. Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu u drejtua me një mesazh ku nënvizoi rëndësinë e të qenit të devotshëm dhe solidarë.

 “Muaji i bekuar i Ramazanit është një mundësi dhe favor i jashtëzakonshëm që Zoti na ka dhuruar për të pastruar trupin dhe shpirtin. Nuk është një muaj diete por një muaj adhurimi përmes të cilit njeriu ka mundësinë e artë të arrijë kënaqësinë e Zotit.”, tha kreu i KMSH Bujar Spahiu.

Duke vijuar me një lutje për paqe në të gjithë botën, Spahiu ftoi të gjithë besimtarët që të vlerësojnë rëndësinë e muajit te Ramazanit për të arritur kënaqësinë e Zotit.

 “Zoti thotë në Kur’an: “O ju që besuat, agjërimi iu është bërë obligim sikurse atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” Ramazani është një mundësi për besimtarin që të plotësojë personalitetin e tij, është muaji i Kur’an-it, solidaritetit dhe veprave të mira.” , shtoi Spahiu.

29 ditë agjërim përmbyllen më datë 10 prill, kur do të festohet edhe Fiter Bajrami./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›