Nisja e muajit të shenjtë të Ramazanit, Begaj: Agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj ka dërguar një mesazh urimi të gjithë besimtarëve myslimanë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i shtetit shprehet se uron që durimi, reflektimi dhe pastrimi shpirtëror ta bëjnë shoqërinë shqiptare më të devotshme dhe të udhëhequr nga e drejta.
“Nesër besimtarët myslimanë shqiptarë, nisin muajin e tyre të madhnueshëm të Ramazanit. Uroj që durimi, reflektimi, pastrimi shpirtëror dhe iftaret në familje, komunitet apo me të pamundurit, ta bëjnë shoqërinë shqiptare më të devotshme, të udhëhequr nga e drejta, urtësia dhe mirësia.
Agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë! Paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi ju!
/rtsh.al/