E Diel, 1 Nëntor 2026

Të hënën nis stërvitja Defender 23, Rama: Shqipëria rol kyç, nyje strategjike e sigurisë rajonale

Të hënën nis stërvitja Defender 23, Rama: Shqipëria rol

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ditën e hënë nis stërvitja e përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA në vendin tonë.

Në këtë stërvitje do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s.

Rama thotë se Shqipëria, si partner i besueshëm luan një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme.

“Nis stërvitja e përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partner të NATO-s.

Shqipëria, si partner i besueshëm dhe si nyje strategjike e sigurisë rajonale, do të luajë një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme, duke treguar angazhimin tonë maksimal për paqen dhe stabilitetin në rajon #Defender2023”, shkruan Rama krahas videos që ka shpërndarë në Facebook.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›