Mourinho Rooneyt: Bëje atë që të bën të lumtur

Jose Mourinho i ka hapur derën kalimit të Rooneyt te Chelsea. Trajneri portugez i ka thënë Rooneyt që të bëjë atë që ai mendon se e bën të lumtur, duke pretenduar largimin nga Manchester United.
"Unë do ta doja Rooneyn në skuadër. Ai është në një moshë të re por ka përvojën e duhur. Unë besoj se ai do të marrë vendimin e duhur për të ardhmen, vendim që atë do ta bëjë të lumtur" deklaroi Mourinho./Indeksonline/