E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te huajt: Turizmi po shkaterrohet

Turizmi konsiderohet si nje nga pikat potencialisht me forta qe mund te sjelle zhvillimin ekonomik te shqiperise, por ai eshte keqshfrytezuar nga  shqiptaret.

“Gjate 15 vite te ardhshme rritja ekonomike nga turizmi eshte 5.3 % per cdo vit sipas Organizates Boterore teTurizmit. Turistet jane te interesuar te vizitojne vende te pashkelura si dhe lindjen e breshkave te vogla qe jane shume te rralla ne bote”, deklaroi Rektori i Universitetit Europian te Turizmit Salvatore Mesina.

Ne plazhin e gjeneralit, ne Durres, nje zone e shpallur monument natyror, dhe ku kolonizohen breshkat e detit, gjithcka po shkaterrohet nga ndertimet pa kriter.

“Vlerat e ketij plazhi jane demtuar ne ate menyre dhe mase saqe nuk behet me fjale qe te dale me Breshka e Detit ne breg. Ne jemi duke menduar nje zgjidhje sipas modelit te Lampeduzes ne Itali”, u shpreh  pedagogu Perikli Qiriazi.

Shqiperia ka shume fenomene natyrore per te cilat mijra turiste jane te interesuar. Ndaj duhet te merren masa jo vetem per ruajtjen e bregdetit por edhe te fenomeneve te tilla.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›