E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lojërat e fatit, aksion në Shkodër e Velipojë

SHKODËR- Aksion për bllokimin ose asgjësimin e makinerive e pajisjeve të lojërave të fatit të cilat nuk janë të certifikuara nga organet përkatëse ose nuk përmbushin standardet në Shkodër. Njësia e mbikëqyrjes së këtyre lojërave ka kontrolluar gjithë zonën, e mbështetur dhe nga policia e shtetit, efektivë të sektorit të luftës kundër Krimit Ekonomik e Financiar dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatim-Taksave. Gjatë kryerjes së operacionit u kontrolluan subjekte të ndryshme në qytetin e Shkodrës, por dhe në plazhin e Velipojës. Sipas burimeve, shumë prej subjekteve të kontrolluara rezultuan të pa licencuara nga organet përkatëse për ushtrimin e këtij aktiviteti, ndërsa janë bllokuar 6 makineri që nuk plotësonin kriteret e parashikuara në ligj. Këto subjekte do procedohen penalisht në organin e Prokurorisë për kryerjen e kundravajtjes penale të "Organizimit të lotarive të palejuara" dhe "Vënies në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara".



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›