Të huajt në Shqipëri: Mjekësia kaprobleme, por këtu ndihemi mirë
Të tjera rreth shkrimit LIVE TV/ Emisioni "Airport"
TIRANE - Emisioni Airport’ i drejtuar këtë mbrëmje nga gazetarja Mira Kazhani trajton temën "Atdheu ynë i dytë, Shqipëria" me të ftuarit e huaj: znj.Carmen Gjani, drejtuese e revistës "Psikologji"; znj.Patricia Constantinescu, drejtore ekzekutive e "Metro"sh.a.; z.Roberto Caparrota nga Italia, kordinator i forumit të PD-së; z.Gino Donzela, biznesmen.
Ata jetojnë në Shqipëri prej kohësh dhe do të japin përshtypjet e tyre nga jeta e këtushme me shqiptarët, miqësia dhe lidhjet me ta.
Ndërkohë që biseda rreth Shqipërisë preku fusha të ndryshme, në studio vjen lajmi se dukesha Kate Midletton kishte lindur një djalë. Gazetarja Kazhani ua bëri të njohur këtë lajm, menjëherë të ftuarve. Por, Roberto Caparrota e ndërpreu: "Me thënë të drejtën unë po mendoja për lindjen e djalit tim në nëntor!"
Ai u përgëzua për këtë gëzim në jetë ndërkohë që mori edhe propozimin nga Gino Donzela se mund ta quante Albano, ç’ka solli gaz në studion e “A1Report!”
Moderatorja e emisionit e lidhi lindjen e fëmijëve në Shqipëri me kushtet e mjekësisë dhe gjendjen e spitaleve, duke I pyetur të ftuarit se cilët ishin vlerësimet e tyre për situatën.
Znj.Carmen Gjani tha: "E kam lindur fëmijën time në Bukuresht, kur im shoq ishte me punë në ambasadën e atjeshme, por përsa i përket mjekësisë në shtet, dihet që ajo lë shumë për të dëshiruar. Fatmirësisht që ka alternative të tjera. Edhe në Rumani, studimet në fushën e mjekësisë janë “OK”, por në realitet ka ende shumë për të bërë."
Gino Donzela tha nga ana e tij “No coment”, duke lënë të nënkuptohet shumë. Më optimist u tregua Roberto Caparrota, i cili tha “Duhet të jemi më optimistë. Në Itali kemi 150 vjet kapitalizëm dhe prapë kemi probleme. Shqipëria avash – avash do rregullohet, në 22 vjet ka bërë hapa gjigandë. Pra, duhet të jemi më optimistë,"- përfundoi ai.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)