Tiranë, zjarr në një pallat, një personhidhet nga kati i 4-t për të shpëtuar
TIRANE- Një apartament në katin e tretë të një pallati pranë spitalit të fëmijëve në Tiranë, është përfshirë nga flakët. Menjëherë nga banesa dhe pallati janë evakuuar banorët, ndërsa nga flakët e zjarrit dyshohet se një person ka mbetur i plagosur.
Në momentin kur flakët e zjarrit kishin përfshirë apartamentin në katin e tretë të pallatit, një person është hedhur nga kati i katërt për t'i shpëtuar flakëve. fatmirësisht, personai ka shpëtuar me disa plagë të lehta, pasi ka rënë mbi tendën e ballkonit të katit të parë të pallatit.
Menjëherë, ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjehërë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë së Tiranës dhe zjarrfikësja.
Në apartamentin pranë pediatrisë së kryeqytetit, dy zjarrfikëse po punojnë për neutralizimin e flakëve të zjarrit.
Po në kryeqytet, një tjetër objekt është përfshirë nga flakët e zjarrit në Kamzë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)