Të huajt të cilët mësojnë gjuhën shqipe

Kjo është Ana Milosavic, 19 vjeçe dhe studion në Beograd. Jo rastësisht ndodhet në Shqipëri. Ana, lindur dhe edukuar në Serbi ka zgjedhur gjuhën shqipe për të studiuar dhe ndodhet në Tiranë pikërisht për të përvetësuar gjuhën e shqiptarëve.
Ndërsa Varya Diveeva, rusja 19-vjeçare ka po të njëjtën qëllim, për të mësuar shqip. Ajo thotë se ndiehet mirë mes shqiptarëve ndërsa citon veprat më të njohura të Naim Frashërit, Mitursh Kutelit dhe Ismail Kadaresë.
Ndërsa për rusen tjetër Jana Gudanis fjala më e lehtë për tu shqipëruar është "dashuri"
Pedagogu në univetrsitetin e Moskës Aleksander Noviu edhe pse rus, nuk i ka shpëtuar asgjë pa mësuar nga literatura dhe tradita shqiptare.
Ata janë 52 studentë të huaj nga Italia, Serbia, Greqia, Rusia dhe Bullgaria për të mësuar shqip. Jetojnë në një nga godinat e qytet studentit dhe përditësohen me shqipen dhe shqiptarët.