E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arifi: KE, raport me notë kaluese për Maqedoninë

Zëvendëskryeministrja për Eurointegrime, Teuta Arifi, deklaroi se Maqedonia do të marrë notë kaluese në raportin e progresit të KE-së, në muajin tetor.
 

“Mendoj se do të jetë një raport, me të cilin do të kemi notë kaluese, ndoshta jo më të lartën, por ka situata kur me rëndësi është të kaloni”, theksoi Teuta Arifi.

Ajo ka theksuar se Maqedonia ka një vullnet të mirë për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë. Sipas saj, për të gjetur zgjidhje është e nevojshme që interes të shfaqë edhe pala tjetër.
“Vlerësoj se duhet të nxisim, të tregojmë vullnet të mirë dhe të shpresim energji për të dalë nga bllokada, pasi në fund të fundit, ky është edhe interesi ynë”, theksoi Teuta Arifi, lidhur me procesin e zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë.
 

Ajo është shprehur optimiste, pasi Maqedonia do të ketë raport pozitiv gjatë muajit tetor nga ana e Komisionit Evropian.
“Presim një raport real, presim që të na thuhet ajo që jemi, ku jemi mirë të na thuhet dhe ku duhet të përmirësohemi gjithashtu të na thuhet, dhe ne ta bëjmë atë”, theksoi zëvendëskryeministrja për Eurointegrime, Teuta Arifi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›