E Diel, 1 Nëntor 2026

Të izoluar totalisht, helikopteri e vetmja zgjidhje! – VIDEO

Që prej muajit prill, dy fshatra të vegjël në Alpet franceze kanë mbetur totalisht të izoluar nga pjesa tjetër si pasojë e rrëshqitjes së shkëmbinjve dhe mbylljes të së vetmes rrugë që i lejonte zonës lidhjen me rajonet e tjera.

Autoritetet franceze janë mobilizuar dhe po u vinë në ndihmë banorëve të bllokuar duke u siguruar ushqim nëpërmjet helikopterit.

Të mërkurën (më 17 tetor) ata përdorën shërbimet e një helikopteri për të furnizimet me karburant, ushqime dhe transportimin e një makine të bllokuar. Dy të tretat e kostos prej 3,000 eurosh u mbuluan nga banorët dhe pjesa tjetër nga autoritetet lokale.

Helikopteri bëri 17 udhëtime anasjelltas me furnizime për 45 banorët e fshatit. Kjo mund të jetë hera e fundit që ata do të marrin furnizime në gjashtë muajt e dimrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

MUND TE LEXONI GJITHASHTU

Shokohet bota e arkeologjisë, disa nga dorëshkrimet e Biblës së Detit të Zi janë fallco!

Kalojnë 3 shtete në një javë drejt “tokës së premtuar”

Lëndë shpërthyese në shtëpinë e George Soros

Ministri saudit mbi vrasjen e gazetarit: “Një gabim i tmerrshëm”

Ura 20 miliardë $, mrekulli kineze mbi det

Vrasja e gazetarit amerikan në Stamboll, vjen konfirmimi i autoriteteve saudite

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›