Te jetosh ne ishull

Një familje estoneze ka vendosur të braktisë kryeqytetin për të jetuar në një ishull të pabanuar. Sipas të dhënave më të fundit estonezët që jetojnë në ishujt e braktisur janë 48 mijë që përbën 3.7 për qind të popullsisë.
Në një kohë kur shumë familje lëvizin nga zonat rurale për në qytete, një familje nga Estonia ka vendosur të sfidojë këtë trend global. Ata kanë hequr dorë nga jeta e rehatshme në kryeqytetin Talin dhe kanë vendosur të shkojnë të jetojnë në një ishull të braktisur. Katër vitet e fundit Rita Kopel me bashkëshortin e saj dhe prindërit jetonin në një apartament komod. Nëna e Ritës dhe bashkëshorti i saj ishin të parët që vendosën të jetojnë në ishull para 11 vitesh. Rita një sipërmarrëse dhe bashkëshorti i saj një arkitekt vendosën gjithashtu të transferoheshin në ishull në vitin 2008. Ishuli në fjalë, Osmusar, një nga 1500 ishujt estonezë ka një histori të gjatë dhe komplekse. Mbetet ende e paqartë se kur njerëzit janë vendosur për herë të parë në këtë ishull. Të dhënat e para datojnë në shekullin 14 kur banohej nga estonezë me origjinë suedeze, ndërsa në gjysmën e parë të shekullit 20 popullsia në ishull numëronte 130 persona.
Në vitin 1940 rezidentët u larguan me forcë dhe ishulli u kthye në një bazë ushtarake sovjetike. Trupat sovjetike u larguan në vitin 1993, pasi Estonia rimori pavarësinë por ishulli mbeti i pabanuar deri në vitin 2001. Në vitin 1996 ishulli u shpall rezervë natyrore. Familja Kopel e ka marrë me qera nga shtetit ishullin për 30 vjet dhe jetojnë duke rritur bagëti. Sipas të dhënave më të fundit estonezët që jetojnë në ishujt e braktisur janë 48 mijë që përbën 3.7 për qind të popullsisë.