E Shtunë, 31 Tetor 2026

I ftohti shkakton viktima ne Rusi

Disa rajone të Rusisë janë mbuluar nga dëbora. Fenomen ky që ka detyruar shumë banorë të braktisin shtëpitë e tyre të acarta dhe të strehohen në shkollat publike dhe spitale. 
Numri i viktimave nga temperaturat e ulëta ka shkuar në 123, ku vetëm në 24 orët e fundit 7 persona kanë ndërruar jetë. Metereologët bëjnë të ditur se temperaturat e ulëta mund zgjasin edhe më shumë duke arritur deri në minus 55 gradë celsius në disa pjesë të Siberisë. 
Në rajonin Magadan më shumë se 300 kilometra rrugë janë bllokuar si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës. Me dhjetëra pastruese dëbore dhe automjete të rënda u përfshinë në pastrimin e rrugëve, por ka ende shumë dëborë ku në shumë zona ajo ka arritur deri në 5 metra. 
Nëpunësit e shërbimit të emergjencës po përpiqen të rregullojnë ngrohjen qendrore, ndërsa autoritetet vendore kanë dërguar në zonat e thella një aeroplan me ngrohëse dhe gjeneratorë elektrikë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›