E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi ndihet i distancuar

10/03/10 15:49

Klodi, Seldi dhe Olta janë në dhomë dhe po bisedojnë. Klodi i thotë Seldit se ai nuk ka qënë aspak aktiv gjithë këto ditë dhe Seldi përgjigjet me shaka që ia ka lënë rinisë së sotme këtë gjë në dorë. Pas pak çastesh Klodi thërret Bledi, ku je o yll. Olta përgjigjet se Bledi duhet të jetë duke pirë ndonjë kafe për qejfin e tij tani. Klodi vazhdon përsëri duke thënw që Bledin e nxorrën tradhëtarët në nominim, por ai ka për tia marrë hakun dhe ka për ti larguar një e nga një nga shtëpia. Në momentin që hyn Erioni ne dhomë Klodi thotë dhe njëherë Bledi, me shkop do ti largoj të gjithë një e nga një. Erjoni i përgjigjet duke i thënë të ketë kujdes me shkopat.
Olta i kujton Domit dhe Seldit bastin që kanë patur, se nëse Seldi do të dilte nga shtëpia, Domi do të dilte nudo dhe në të kundërt, Seldi nuk do ti fliste më. Domi shprehet që Seldi nuk duhet ti kishte folur fare që në mëngjes.
Më pas Klodi dhe Olta i bëjnë pyetje Seldit dhe i thonë nëse ka qënë vetvetja apo ka bërë lojë në Big Brother, dhe Seldi përgjigjet se më së shumti ka qënë vetvetja.
Klodi pyet përsëri nëse në lidhje me Domin ka patur vërtet ndjenja apo e është lidhur për lojë dhe për të kaluar kohën. Seldi e anashkalon këtë pyetje dhe nuk kthen përgjigje.
Më pas tek ata vjen dhe Edi dhe Klodi shprehet se Edi nuk është vetvetja në BB, dhe si ka mundësi që është nominuar vetëm një herë. Ai thotë që është vetvetja, por shpesh ka elementë që ia prishin ditën. Olta shprehet që Edi mund të përballet me këto elementë dhe nuk ka pse të lejojë që tia prishin ditën. Edi i thotë që grupi i tyre e kanë distancuar Edin, dhe Domi përgjigjet që kjo nuk është e vërtetë. Seldi i thotë që për tu bashkuar për një bisedë nuk ka pse ata ta thërrasin, por ai duhet të afrohet vetë, pasi as Seldit nuk i thotë asnjë hajde rri me ne të lutem.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›