Të kërkuar nga drejtësia shqiptare, ekstradohen sot nga Dubai 3 pjesëtarë të organizatave kriminale

Aldo Xhika, Maksim Koçi dhe Ervis Daka, tre të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, pritet të ekstradohen ditën e sotme (19 qershor) nga Dubai. Të tre personat rezultojnë pjesëtarë të organizatave kriminale.
Aldo Xhika akuzohet nga GjKKO-ja, se në kuadër të organizatës kriminale, ka përkrahur një shtetas të shumëkërkuar. Ervis Daka akuzohet nga Gjykata e Posaçme si pjesëtar i një organizate kriminale që ka planifikuar vrasje dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar.
Ndërkohë, ndaj Maksim Koçit rëndojnë akuzat për vrasje dhe sigurim të mjeteve për të kryer vrasje, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, si dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar.
/rtsh.al/