Te krishteret - gjithnje e me te rendesishem per ekonomine kineze

Organizata si Instituti Nderkombetar per Lirine e Fese ankohen deri sot qe ne shume provinca kineze te krishteret vazhdojne te perballen me arbitraritetin e autoriteteve dhe se ata shtypen. Midis 300 dhe 500 pastoreve ndodhen neper burgje per shkak te besimit te tyre. 80 perqind e te gjithe te krishtereve si evangjelike ashtu edhe katolike jane pjese e kishave ilegale te paregjistruara sepse ata druhen per raprezalje. Katoliket besnike ndaj Romes e kane me te veshtire se ata besnike ndaj qeverise.
Megjithate e sakte eshte gjithashtu qe ne krahasim me kohen e Maos Kina eshte sot nje vend shume me i lire. Kjo pasqyrohet para se gjithash ne jeten ekonomike.
Ka nje liri te madhe te cilen e shfrytezojne sipermarresit. Te krishteret mund te levizin te lire mund te themelojne komunitete. Shume sipermarres themelojne edhe te ashtuquajtura komunitete te sipermarrjeve. Pra liria ekziston. Vlerat kristjane gjejne jehone te mire sepse krijojne punonjes besnike. Etika kristjane ne pune vleresohet shume edhe nga ana e qeverise. Vetem se nuk duhet te jesh kunder qeverise
Keshtu tregon Timo Plutschinski. Ai eshte drejtor i bordit te shoqates gjermane Te krishteret ne ekonomi. Ky bashkim mbifetar u kushtohet temave te cilat kane te bejne me kombinimin e Bibles dhe biznesit me vlerat e krishtera dhe me jeten e perditshme profesionale. Ne shtator Plutschinski ishte pjese e nje delegacioni gjerman te nje organizate te krishtere te nje sipermarrjeje ne Hanzhou. Atje ai mesoi drejtpedrejt se si aplikohen vlerat e krishtera ne ndermarrjet kineze.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Timo Plutschinski drejtor i bordit te shoqates gjermane Te krishteret ne ekonomi.
Sipermarresit e krishtere qe takuam ne efektet e besimit te krishtere i lidhin me nje pjesemarrje me te madhe te punonjesve besnikeri dhe pershtatje me te madhe te punonjesve ndaj eproreve pra pikerisht me ate qe paraqet problem ne shume sipermarrje kineze qe punonjesit jane pak te perfshire ne punet e ndermarrjes.
Ne kete takim te sipermarresve gjermane dhe kineze u be fjale jo vetem per produkte por edhe per bazat e etikes gjermane te punes dhe rrenjet e krishtera si ndershmeria sinqeriteti trajtimi i njeri-tjetrit. Bazat e vleresimit megjithate shpesh jane te ndryshme. Qe kinezet i permbahen rralle mbrojtjes me patente te produkteve dhe vjedhin shpesh teknologji ose i kopjojne ato eshte per ta nje akt jo i denueshem thote Plutschinski sepse kjo menyre veprimi e ka bazen tek Konfuci
Konfuci ka thene qe nje kopje e mire ka po aq vlere sa origjinali. Prandaj per shume sipermarres kineze kemi te bejme me teper me nje akt respekti ose mirenjohjeje kur ai i thote tjetrit kam vjedhur shume prej teje. Ketu ne natyrisht qe kemi baza te ndryshme vleresimi.
Autor Klaus Krmer/ Auron Dodi
Redaktoi E. Xhani