Të lësh internetin? Njësoj si të lësh alkoolin apo duhanin
Shumica e njerëzve ndjehen të mërzitur dhe depresionuar nëse u mohohet aksesi në internet. Kështu thotë një studim me 1 mijë konsumatorë, realizuar nga Intersperiencë. Studimi ka zbuluar se njerëzit ndjehen në këtë mënyrë edhe në rast se nuk kanë akses online për një kohë të shkurtër.
Shumë nga pjesëmarrësit në studim, të cilëve iu mohua aksesi në internet, thanë se ndjeheshin njësoj sikur po linin duhanin apo alkoolin.