E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjuha që do të zëvendësojë anglishten

Në shekullin e III, si gjuhë ndërkombëtare, për shkak të perandorisë Romake, si gjuhë ndëkrombëtare njihej latinishtja. Me kalimin e shekujve, ajo humbi, duke ua lënë vendin gjuhëve të tjera.

Duke filluar që nga shekulli i XIX e tutje, gjuhë ndërkombëtare nisi të bëhej anglishtja, sidomos pas fillimit të dominimit ekonomik të SHBA-së, që u bë shteti më I fuqishëm në botë.

Por, me kalimin e shekujve edhe anglishtja pritet që të zëvendësohet nga një gjuhë tjetër. Dhe, gjuha që pritet ta zëvendësojë atë është pikërisht gjuha kineze.

Kjo gjë ka nisur që tani në Suedi, ku ministri Jan Bjorklund ka vendosur përkthimin e librave shkollorë edhe në gjuhën kineze. Shkak është blerja e simbolit të Suedisë, Volvo, nga kinezët.

Linguisti britanik, David Graddol, shprehet se gjuha kineze mund të bëhet ndërkombëtare dhe të zëvendësojë anglishten, për shkak të fuqisë ekonomike, duke qenë se shumë sipërmarrës kinezë kanë depërtuar në gjithë botën.

Do të zëvendësojë vërtet gjuha kineze anglishten? Kjo mbetet të shihet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›