E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të luash me orën e vdekjes

Tik-takët e vdekjes po ju vinë dhe këtë mund ta dini duke e shikuar orën tuaj. Ky është filmi shkencoro – fantastik i quajtur “In Time”. Në të ardhmen e afërt, të gjithë njerëzit do ta dinë kohën se kur do të vdesin. Por, edhe në këtë mesele do të ketë intriga.

Në të ardhmen e afërt, kur askush nuk plaket mbi 25 vjeç, të pasurit jetojnë përgjithmonë duke blerë kohë, ndërsa të varfrit duhet të gjejnë mënyra tjera për të jetuar çdo ditë dhe çdo sekondë.

Kur një i ri i varfër akuzohet padrejtësisht për një vrasje, ai do të marrë arratinë dhe me ndihmën e një vajze simpatike përpiqet të shkatërrojë sistemin e korruptuar, përpara se orët e jetëve të tyre të bëhen zero.

Në këtë geto, zona industriale ku prodhohen këto orë quhet Dayton në të cilin vend Will (Justin Timberlake) jeton dhe shumica e njerëzve kanë vetëm pak orë për të jetuar.

Ai ka vetëm 28 vjet, por arrin që të jetojë më shumë se 25, pavarësisht se ka tri vite që i ka skaduar afati, përderisa dëshiron të zbulojë më shumë se ajo çfarë shkruan në dorën e tij, e që është një kohëmatës i jetës se njeriut, është një gënjeshtër.

Më tepër kjo orë është një rezonancë, që i premtohet kohës, një gjë që Philip K. Dick mund ta ketë ëndërruar në paranojën e tij. Ajo i përshtatet edhe kohës kur ecim, simulimeve tona, përderisa me një mjeshtëri e realizon filmin skenaristi dhe regjisori Andrew Niccol.

Në filmin e tij të vitit 1997, “Gattaca” ishte një studim i biologjisë për të ardhmen që do të shkonte në atë profesionalizëm, sa që të përcaktonte shkallën e jetës. Shkencëtarët atëherë mendonin që të gjenin këtë përcaktim me anë të testit të ADN, që mund të përcaktojë kinse edhe gjatësinë e jetës.

Nëse “Gattaca” mund të quhet një metaforë në industrinë e filmit, kjo është për shkak se Niccol ka shkruar tregimin e ti me ide të tij; edhe në filmin “Simone”, ai përdor satirën e zezë për një super yll i cili krijon vetë një program souftverik, gjë të cilën e bën edhe në këtë film, por tani duke shkruar dhe portretizuar vdekjen në të.

“In Time” ashtu sikurse në “Gattaca” loja zhvillohet e turpshme, shumë më mençur se tek vendet e tjera. Në “Gattaca” kemi dallimet multi-raciale, multi-etnike, të cilat bëjnë që filmi të përcillet me idealizëm të një race kryesore, gjë që ia hup efektin filmit.

Në “In Time” ringjallet debati për të varfrit, përderisa ka edhe debate për një holokaust që në këtë botë mund t’i prekë vetëm njerëzit e varfër, por jo edhe të pasurit, sepse ata do të mund të shpëtojnë.

Në shumicën e kohës, Niccol e thekson këtë gjë sepse pavarësisht se çfarë race je, është paraja dh pasuria ajo që njerëzit po i mban në jetë, sepse këta njerëz më para po e blejnë kohën e tyre për të jetuar më mirë dhe në mënyrë fashiste po blejnë kohën e jetës së të tjerëve.

Tregimi fillon shumë natyrshëm me nënën e Will, Rachell e cila jeton e lumtur dhe është 50 vjeçe. Ata të dy jetojnë në një shtëpi në Dayton, që edhe sot konsiderohet si një zonë e ndryshme në Amerikë për shkak të pozitës së saj gjeografike dhe politikës që gjithmonë sjell diçka të re.

Pikërisht këtu edhe zhvillohet ora digjitale e jetës, e cila për synim ka që të pasurit të jetojnë dhe të varfrit të vdesin sa më shpejt.

Niccol e transformon shpejt jetën normale në një karantinë, ku njerëzit shfrytëzohen për dikë tjetër, përderisa karakteret përballen me gjërat më të tmerrshme që mund t’i përjetojë një njëri.

Skena me njerëz të cilët shikojnë orën duke ju ofruar vdekja, vetëvrasjet e tyre duke u hedhur nga ndonjë urë apo nga ndonjë kulm paraqet një jetë paralele në mes jetës dhe vdekjes.

Këto karaktere dëshirojnë të ikin nga kjo orë e ligë, e këtë mund ta bëj vetëm një person – ai është Will i cili e ka vërtetuar se kjo orë nuk është asgjë tjetër pos mashtrim i të pasurve për t’i shkatërruar të varfrit.

Filmi do të shfaqet gjatë kësaj jave në DigiGold, që në Kosovë e sjell Kompania IPKO dhe atë për vetëm 1 euro.

---------

IN TIME

Skenari dhe regjia: Andrew Niccol; drejtor i fotografisë: Roger Deakins; montazha: Zach Staenberg; muzika: Craig Armstrong; dizajner: Alex McDowell; kostumet Colleen Atwood; producentë: Niccol, Eric Newman dhe Marc Abraham; Distributor: 20th Century Fox. Kohëzgjatja: 1 orë 50 minuta.

Aktorë: Amanda Seyfried (Sylvia Weis), Justin Timberlake (Will Salas), Cillian Murphy (Raymond Leon), Vincent Kartheiser (Philippe Weis), Olivia Wilde (Rachel Salas), Matt Bomer (Henry Hamilton), Johnny Galecki (Borel), Collins Pennie (Timekeeper Jaeger), Toby Hemingway (Timekeeper Kors), Brendan Miller (Kolber), Yaya DaCosta (Greta) dhe Alex Pettyfer (Fortis).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›