"Të lumtur së bashku", belgët të parët në konkurrim
Zjarre, yje, ekran i madh, antikitet dhe realitete artistike e jetësore që pleksen, duke të lënë pa frymë. Nën ndërthurjen magjike të këtyre elementeve është çelur edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar Veror i Filmit Durrës 2009. E organizuar në arenën e gladiatorëve të amfiteatrit antik dhe zjarreve që ngjiten lart në qiell për të ndriçuar e nderuar bashkë me yjet veprimtarinë, ceremonia e çeljes dhe atmosfera e krijuar përcolli te të ftuarit bindjen e një aktiviteti kinematografik, që gjithnjë e më shumë po zë vendin e vet në botën e madhe të filmit dhe kritikës ndaj tij. Aktorja e njohur rumune, Maia Morgenstern, duke përshëndetur festivalin dhe prezantuar filmin "Slumdog Millionaire", fitues i 8 çmimeve "Oskar", ndërsa ndau emocionet e saj dhe një miqësi që e lidh me aktoren tonë Margarita Xhepa e rrjedhimisht me Shqipërinë, shprehu dëshirën dhe bindjen se festivali i Durrësit do të jetë ndër më të mirët në Ballkan e më tej në Europë dhe botë. E paktë në fjalë për prezantimin e një realizimi gjenial siç është "Slumdog Millionaire", Morgenstern ftoi të gjithë të pranishmit të ndjekin filmin që flet më shumë se çdo prezantim. Pas paraqitjes së jurisë së festivalit që do të vlerësojë filmat për çmimin e madh "Gladiatori i artë" dhe jurisë së kritikës, ceremonia u pasua me shfaqjen e filmit befasues për mesazhet, idetë dhe konceptin regjisorial, që përcolli te të ftuarit një prerje të dhimbshme të realitetit indian, jo pak të ngjashëm me atë shqiptar. Imazhet, mesazhet dhe fuqia e përcjelljes së realitetit të një djaloshi indian që shndërrohet në një milioner përgjatë një emisioni televiziv, formati i të cilit lëvrohet sot në shumë vende të botës, lanë mbresa të forta te të gjithë të ftuarit e ceremonisë së FestFilmit Ndërkombëtar Veror Durrës 2009. Historia e djalit që vjen nga getot indiane dhe arrin të bëhet i famshëm për bashkëkombësit e vet përmes fitores befasuese duke dhënë përgjigje të sakta, si askush deri atëherë, zbulon të vërtetat e pathëna që jetojnë në periferitë e qyteteve të mëdha, aty ku lëvron hakmarrja, krimi i rrugës dhe ai i organizuar, aty ku dhunë dhe vdekje do të thotë të mbijetosh, aty ku të jetosh në llum do të thotë dhe të mësosh, të edukohesh. Nata e së shtunës është mbyllur me përjetimet e fuqishme që shkaktoi filmi, i cili u komentua gjatë të nesërmen, ndërsa i dha festivalit çelësin e artë për një fillim të suksesshëm dhe që la në harresë prezantimin e dobët të dy të rinjve që çelën këtë ngjarje të rëndësishme në jetën e qytetit dhe krejt vendit. Organizatorët kanë menduar të sjellin në natën e fundit, një tjetër film të madh, "Il Divo" (Gjiganti) të regjisorit italian Paolo Sorentino, i cili, sipas organizatorëve, do të jetë vetë i pranishëm në Durrës.
Ndërkaq, dita e diel ka nisur rreth orës 10.00 të paradites shfaqja e filmit kosovar jashtë konkurrimit "Ama dorën" dhe filmi belg në konkurrim "Të lumtur së bashku", që sjell jetën në dukje perfekte të një çifti, e cila përmbyset nga një ngjarje që çel siparin e fatkeqësive dhe një sërë mashtrimesh që e bëjnë protagonistin të zhytet në dëshpërim e lumturia të jetë e largët. "Happy together" i Enthoven Geoffrey është një prodhim i vitit 2008 dhe i pari që çeli siparin e shfaqjeve të filmave konkurrues në këtë edicion të dytë të festivalit, ndërsa sesioni i filmave ballkanik u hap me filmin turk "Rruzarja e gabuar", që vë përballë njëra-tjetrës kultura të ndryshme fetare dhe jetësore të përfaqësuara nga dy të rinj predikues të feve të tyre dhe një koleksionist librash të rrallë. Histori jetësh të ndërprera që kërkojnë të orientohen, të gjenerojnë. Më tej mbrëmja e së dielës ka vijuar me shfaqjen e filmit kroat "Të zinjtë", që vjen si një histori në kohë lufte. Përballja me armikun e vërtetë, veten, është vënë nga dy regjisorët në qendër të filmit. Të mbijetuarit e togës "Blacks" që i jep atij edhe titullin, ndërsa shkojnë në pyll për realizimin e një aksioni bien në kontakt me armikun, duke e gjetur atë te vetja. Filmi të bën të mendosh mes marrëdhënieve që individi ka me veten dhe të tjerët, jo vetëm në kohë lufte, por edhe paqeje. Filmi kosovar "Ama dorën" i regjisorit Ismet Sijarina përcolli për shikuesit e paktë në paraditen e së dielës një histori të vërtetë mbi abuzimin me drogën. Në qendër të filmit, prodhim i këtij viti në HD, është një i ri, Besi, që duke u përpjekur të tregojë burrërinë e vet tek e dashura dhe shoqëria përfshihet në botën e drogës. Dalëngadalë filmi zbulon se ajo që tërheq si me shkëlqim e kënaqësi në fillim nuk është gjë tjetër veçse një botë që të çon drejt dhembjes dhe vdekjes. Grupi i realizuesve të filmit tregon një realitet të hidhur e të errët të kryeqytetit kosovar, Prishtinës, një realitet që shpesh banorët e saj nuk duan ta pranojnë. Ndërkaq, sot pritet shfaqja e filmave të tjerë në dy sesionet e konkurrimit, por edhe jashtë tij.