E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te mbrohen te drejtat e homoseksualeve



Hapet Ambasada e pare per respektimin dhe mbrojtjen e te drejtave te minoriteteve seksuale ne Shqiperi. Ambasada Pink synon te beje te mundur qe ne shoqerine shqiptare te drejtat dhe nevojat e komunitetit te lezbikeve gejve biseksualeve transeksualeve dhe personave ende te paqarte per orientimin e tyre seksual te respektohen plotesisht dhe qe nevojat dhe shqetesimet e tyre te adresohen ne menyren e duhur . Ky aktivitet eshte mbeshtetur edhe nga Ambasadori Holandez Henk Van Del Dool i cili e ka cilesuar Ambasaden Pink si nje nisme per ata njerez te cilet jane te pambrojtur dhe nuk jane te lire. Per realitetin ne Shqiperi ai tha se shoqeria shqiptare ka filluar te kuptoje me shume duke permendur ketu edhe rolin qe ka luajtur media. Krijimi i Ambasades Pink eshte nje nisme e ndermarre me qellim qe te sensibilizoje opinionin publik per ta pare minoritetin e homosekualeve si njerez te barabarte me te tjeret.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›