VW Passat kalon 2.464 km me nje rezervuar

Volkswagen Passat BlueMotion ka vendosur rekord te ri Guinness duke kaluar largesine me te madhe rrugore me nje rezervuar karburant.
Passat BlueMotion ka kaluar 2.464 kilometra rruge sikur prej Londres deri ne Malaga pa u ndalur per te shtuar karburant.
Automjeti ka motor 1.6-litersh common-rail me nafte dhe 105 kuaj fuqi e nga Passati standard dallohet per karrocerine e avancuar nga pikepamja aerodinamike lartesine me te ulet nga toka dhe gomat me presion me te ulet te rrotullimit.
Kete Passat e ka vozitur gazetari i Sunday Times Gavin Conway dhe per rekordin e ri ne Librin e Rekordeve Guinness ai ka shpenzuar saktesisht 77.25 litra karburant respektivisht 3.1 litra ne mesatare ne njeqind kilometra te kaluara.