E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të mërkurën, konferenca e ambasadorëve shqiptarë në botë

Të mërkurën fillon punimet Konferenca e Ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë të akredituar në botë.

Konferenca e thirrur nga Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir do zgjasë 2 ditë e do të marrin pjesë ambasadorët dhe kryetarët e misioneve diplomatike të Shqipërisë të akredituar në botë.

Gjatë kësaj Konference do të bëhet një analizë e hollësishme e aktivitetit të shërbimit të jashtëm shqiptar gjatë vitit të kaluar, dhe do të diskutohet mbi sfidat me të cilat përballet diplomacia shqiptare aktualisht si dhe mbi organizimin e punës për vitin që vjen. Në këtë kontekst pritet të vihet theksi në forcimin, profesionalizmin dhe rritjen e efikasitetit të Shërbimit të Jashtëm në shërbim të sfidave të brendshme zhvillimore të vendit dhe rolit të ri dinamik të Shqipërisë në arenën rajonale dhe ndërkombëtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›